Alkool, festë e këngë, ja si po e presin tifozët ndeshjen mes Romës dhe Feyenoord  në "Air Albania"

Ditën e nesërme  do të mbahet finalja e UEFA Europa Conference League në kryeqytet mes Romës dhe Feyenoord  në "Air Albania", në orën 21:00.

Ndërkohë qindra tifozë holandezë dhe italianë kanë mbërritur në Tiranë, ku me padurim po presin ndeshjen e ditës së nesërme.

Gazetari Drilon Xhepollari, i cili ndodhet në terren ku po ndjek nga afër atë që po ndodh në Tiranë, në një lidhje për emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, thotë se shumë tifozë janë dehur, sakaq thotë se ndeshja e nesërme po pritet me një atmosferë entuziaste.

Ndërkohë nuk kanë munguar as përplasjet mes tifozëve holandezë dhe atyre shqiptarë të cilët kanë përfunduar në spital.

EMISIONET