Alimadhi: Ngritja e komisionit hetimor për Metën pa mbështetje në Kushtetutë, lojë politike

Në një intervistë për Ora News, deputeti Adriatik Alimadhi u shpreh se  ngritja e komisionit hetimor për presidentin duket pa mbështetje në Kushtetutë dhe ligj.

Ai tha se ky komision është një shkelje kushtetuese, sepse kuvendi nuk duhet të nxjerrë ligje 2 muaj para përfundimit të legjislaturës së tij.

Alimadhi: Ne 30 vite kemi pasur të njëjtët aktorë politikë. Duke u marrë vetëm me këta aktorë nuk kemi pasur një produkt. Edhe ngritja e komisionit hetimor për presidentin më duket pa mbështetje në Kushtetutë dhe ligj. Ajo që më bën të dyshoj është se është një lojë politikë, sepse këto 49 deputetë ngrenë dorë sikurse u thonë. Unë mendoj se ky komision është një shkelje kushtetuese, sepse kuvendi nuk duhet të nxjerrë ligje 2 muaj para përfundimit të legjislaturës së tij.

Kjo është një zhurmë më shumë që i nxeh gjakrat dhe situatën politike në vend. Kjo është një politikë tallava që nuk mbështetet te gjërat jetësore të shqiptarëve. I ka lodhur shqiptarët të cilët e kishin mundësi që të voton ndryshim në 25 prill, por nuk e bën. Por për mua PD në këto vite duhet të kishte ngritur një ideologji të veten.

Sipas Alimadhit, votat janë vjedhur, së bashku me buxhetin e shtetit duke u vënë në funksionin të kryeminsitrit Rama dhe takimet e tij elektorale.

Alimadhi: Për mua si kryetar ka qenë shumë e vështirë që të gjesh kandidatë për tu futur  në zgjedhje. Sigurisht që është vjedhur vota, të gjithë e dinë këtë gjë. Nuk ka nevojë se janë vjedhur votat, sepse edhe vjedhja e buxhetit shtetëror është vjedhje sërish. Sa herë shkonte kryeministri Rama administrata çonte karriget dhe organizoheshin për ta pritur atë. Nga ky vinin këto para?

 

 

EMISIONET