Alibeaj: Nëse është përdorur krimi e administrata në zgjedhje, ato nuk të japin rezultat legjitim

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se nëse është përdorim krim, para dhe administrata shtetërore si një skalion elektoral, këto zgjedhje nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme dhe nuk mund të japin në rezultat legjitim

Alibeaj: Qeveria bëri një gjurulldi që do të votojnë emigrantët, por pak ditë para zgjedhjeve, jo vetëm që nuk votuan, por u ndaluan edhe ata që donin të vijnë përtej kufijve. Nuk ka se si të jetë në dorën tonë nëse një proces zgjedhor është apo jo i pranueshëm.

Nëse është përdorim krimi, para dhe administrata shtetërore si një skalion elektoral, këto zgjedhje nuk mund të jenë të lira dhe të ndershme dhe nuk mund të japin në rezultat legjitim. Ne kemi si provë depozitimet tona na KAS për 9 qarqe, por edhe për 180 kallëzimet penale të bëra në prokurori.



EMISIONET