Alibeaj: Ne duhet të bëhemi bashkë të gjithë për të rrëzuar këtë regjim me mjete proporcionale

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se është sovrani ai që e bën përmbysjen e këtij sistemi. 

Alibeaj shtoi se hajdutit e vetmja gjë që i kërkohet është që të japë llogari për vjedhjet që ka bërë.

Alibeaj: Është sovrani ai që e bën përmbysjen e këtij sistemi. E para testojmë rrugën institucionale, e dyta të sjell prova që të mos ngelen vetëm raporte dhe deklarata fillestare. Ky është një moment delikt që nuk do nxitim dhe nuk duhen kaluar hapat.

Hajdutit e vetmja gjë që i kërkohet është që të japë llogari për vjedhjet që ka bërë. Ne duhet të bëhemi bashkë të gjithë për të rrëzuar këtë regjim me mjete proporcionale.

EMISIONET