Alibeaj jep formulën për presidentin: Në 3 raundet e para 4 kandidatura të propozohen nga opozita

Kanë nisur negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës në ambientet e kuvendit.

Enkelejd Alibeaj nga PD tha se Mazhoranca sot nuk e ka legjitimitetin real për zgjedhjen e presidentit, pasi ka vjedhur zgjedhjet.

Ai shtoi se e drejta për të propozuar në 3 raundet e para duhet t’i takojë opozitës, ku do të jepen 4 kandidatura dhe më pas të zgjidhen 2.

Alibeaj: Mazhoranca sot nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Pra këto janë konsiderata jo thjesht të nxjerra nga ne, por të dokumentuara dhe të njohura botërisht. Është koha dhe është vetëm një episod nëse ka dëshirë për të ridimensionuar atë që duhet të jenë raportet që duhet të prodhojë presidentit, pra këto janë arsyet bazë. Në dokument kemi bërë të qartë vendosjen e disa kritereve.

Kjo frymë vazhdon ende. Të paktën në tre raundet e para. E drejta për të propozuar t’i përkasë opozitës. Asaj pjesë te kuvendit, e cila plotëson numrin e mandateve që shkon përtej 84 mandateve. Këtë kemi bërë ne. Këtë kemi bërë ne. Propozojmë nga opozita katër kandidatura, kjo është formula. Nga të cilat dy të mund t’i përzgjedhë brenda kësaj katërshe nga ana juaj dhe pjesa tjetër është e thjesht, në arritjen e emrit final. Jo proces përjashtues, por gjithëpërfshirës, me kronologji të caktuar. Ku jepet pozita, vendi secilit ishull brenda parlamentit për të konverguar një proces që jep të gjitha shijet, qëndrimet politike. Nëse arrihet kjo, arrihet një gjë e madhe. Kushtetuta thotë; Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve.

EMISIONET