Alibeaj-Ballës: Thoni është që raund të katërt e të pestë nuk ka, bëni lojë me propozime konsensuale

Kanë nisur negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri të republikës në ambientet e kuvendit.

Enkelejd Alibeaj nga PD tha se raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita e bojkoton procesin.

Ai shtoi se e para gjë që duhet të thotë mazhoranca është që raund të katërt dhe të pestë nuk ka.

Alibeaj: Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita e bojkoton procesin. Në këtë rast do të zgjidhej një President i mazhorancës, vetëm në rastin kur opozita nuk do të marrë pjesë në proces. E para që ju duhet të thoni është që raund të katërt dhe të pestë nuk ka. Ndërkohë që ju e thoni gjithmonë po të doni hajde negocioni, por ne kemi edhe raundin e katërt dhe të pestë’.

Nëse thua që ju do të propozoni, por do të propozojmë edhe ne s’po thua asgjë. Po bëni lojë me propozime konsensuale, sepse thoni që sillini ndërsa ne i votojmë ose jo. Opozita nuk bëhet pjesë e kësaj loje. Askush s’mund të futet në një proces që të bëhet ‘mish për top’. Do të ishte sikur të luajmë presidentësh.

EMISIONET