Akuzohet se përndiqte vazhdimisht ish-gruan dhe kërcënonte djalin e mitur, arrestohet 34-vjeçari

Akuzohet se përndiqte vazhdimisht ish-gruan dhe kërcënonte djalin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Vaqarr. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, si dhe i ka dërguar mesazhe kërcënuese djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. L., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

EMISIONET