Akuzohet për prodhimit dhe shitje të narkotikëve, GJKKO dënon me 5 vite burg një person

Akuzohet për prodhimit dhe shitje të narkotikëve, GJKKO

GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Endi Braçajn, i akuzuar për prodhimit dhe shitje të narkotikëve, ndërsa është shpallur i pafajshëm për akuzën e “Grupi i strukturuar kriminal”.

GJKKO  vendosi deklarimin fajtor të Endi Braçaj për kryerjen e veprës penale “Prodhimit
dhe shitjes së narkotikëve”, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

“Deklarimin e pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal.  Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Braçaj, i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim”, sqaron Gjykata e Posaçme.

EMISIONET