Akuzohet për disa vjedhje në Durrës, arrestohet 18 vjeçari
Një 18 vjeçar, banues në lagjen nr. 16, Durrës është arrestuar ditën e sotme (23 qeshor) pasi akuzohet për një serë vjedhjesh në Durrës.
Përmes pamjeve filmike të siguruara nga policia u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh.
Gjatë operacionit policor të koduar “Seriali 2” u sekuestruan veshjet dhe pajisjet që dyshohet se 18-vjeçari i përdorte gjatë vjedhjeve.
18 vjeçari me inicialet O. H. u arrestua në flagrancë, duke vjedhur biçikletën e shtetasit M. K.
Ai akuzohet për disa vjedhje në Durrës:
٠Më datë 18.06.2022, ka vjedhur një bateri kamioni në ambientet e një subjekti privat;
٠Më datë 14.06.2022, ka vjedhur instalimet elektrike të godinës së një shkolle jopublike;
٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur veglat e punës, në një pallat në rikonstruksion, në lagjen nr. 11, Durrës;
٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet hidraulike të godinës së një shkolle publike;
٠Më datë 13.06.2022, ka vjedhur instalimet elektike të godinës së një institucioni në rikonstruksion.
Vijon puna, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshm