Akuza për tenderat, Subashi: Spekulim, pretendimet i mbështes, nuk jam kundër

 Akuza për tenderat, Subashi: Spekulim, pretendimet i mbështes,

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi nga fusha ku digjen prej tre ditësh mbetjet e qytetit, hodhi poshtë akuzat për përfshirjen e botes se krimit ne tendera. Ai i quajti spekulim mediatik deklaratat e Petro Koçit, ndërsa ky i fundit vetëm një ditë me parë në një status ne “Facebool” tha se as përjashton dhe as paracakton ndonjë institucion të Fierit. Ndaj Subashit akuza për inceneratorin hodhi dhe deputeti i zgjedhur i PD ne fier Luan Baçi.

Në ditën e tretë që qyteti i Fierit është nën tymin toksik të djegies së mbetjeve në fushën e Mbrostarit opozita përmes deputetit të zgjedhur Luan Baçi denoncoi projektin e inceneratorit të Fierit si një aferë korruptive.

“Një katastrofë e vërtetë mjedisore, një katastrofë e vërtetë për shëndetin e njerëzve, dhe s’kanë marrë asnjë masë për të zhbllokuar këtë situatë, për të hequr këto mbeturina, për të krijuar një zgjidhje për këtë situatë shumë të rrezikshme.

“Ndoshta 30 Gushti do të jetë afati maksimal që ne do mbyllim përfundimisht këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve dhe të fillojmë trajnimin e tyre tek incineratorit”

Pak minuta pas kësaj deklarate krybashkiaku Armando Subashi iu kundërpërgjigj akuzave duke garantuar se brenda muajit gusht problemit të vjetër do t`i jepet zgjidhje.

Subashi pranoi pezullimin e tenderit për rrugët që të çojnë drejt incineratorit.

“Në momentin që kishim një sensibilitet të tillë dhe pa dyshim duke iu referuar edhe një neni të kontratës që ekziston atje, vendosëm që për momentin ta pezullojmë atë procedurë, të marrim një ekspertizë më të specializuar nga Ministri që kanë bërë lidhjen e kontratën."

Akuzat e socialistit Petro Koçi për influencën e trafikantëve droge në tendera tha se nuk i adresohen Bashkisë

“Në asnjë moment në deklaratat e deputetit nuk bëhet asnjë sinuatë për Bashkinë. Problemet dhe shqetësimet që ai ka ngritur kanë qenë problem. Ne nuk jemi kundër edhe ne i mbështesim.

Në statusin e parë në profilin zyrtar ne Fb Petro Koçi ngriti shqetësimin për tenderat në Fier teksa pas marrjes në pyetje në SPAK ku ai foli edhe për LSI krijoi konfuzion në publik për shënjestrën e akuzave të tij. Të mërkurën në një tjetër status Koçi përforcoi këtë qëndrim duke mos përjashtuar aq përcaktuar Bashkinë e Fierit.

EMISIONET