“Akumulimi i parave fiktive është rritur” Preçi: Zero shanse për sukses të amnistisë fiskale

Zef Preçi  ekspert ekonomie thotë se akumulimi i parave fiktive në vend është rritur.

Në një intervistë për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj,  Preçi tha se një hap i tillë josh grupet kriminale.

Zef Preçi: Qeveria është në nevojë për para për të realizuar programin e  saj të qeverisje. Disa vepra infrastrukturore që venë në pikëpyetje të mëdha. Akumulimi i parave fiktive është rritur. Ka dhe para të shtuar të parave, me origjinë kriminale si brenda vendit nga droga, dhe jashtë vendit. Grupet kriminale kërkojnë legjitimim të këtyre parave. Qeveria ka bërë sikur është konsultuar me publikun. Nisma të tilla janë të pakta në botë dhe janë në vende me demokraci. Qeveria Rama vijon të bëjë amnisti, pasuritë e paluajtshme, falja e pagesave  është amnisti. Është hap që merret për qëllime kriminale që josh grupet kriminale.

Eksperti Preçi e sheh të pamundur dhe sjelljen e parave nga jashtë pasi thotë se në të gjitha vendet është  ndëshkueshme  nëse nuk konfirmohet burimi i ligjshëm.

Zef Preçi: Si do të sillen paratë nga jashtë që në të gjitha vendet është e ndëshkueshme  nëse nuk konfirmohet burimi i ligjshëm. Të gjithë banditët i kanë pasuritë në emër të personave të tretë. Kullat në Tiranë tregojnë pastrimin e parave që bëhen në vend. Rama do të ishte mirë të tërhiqet. Po funksionon një shtet me 2 standarde ndryshe për të varfrit ndryshe për të pasurit.

Por çfarë do të ndodhte në rast të miratimit të projektligjit për amnistinë fiskale?

Zef Preçi: Nëse do të bëhej do të dështojë siç kanë dështuar amnistitë e mëparshme. Ekonomia jonë do të vijojë të jetë në teh, kufirin ndarës mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë. Në një vend si i yni me 30 -40 për qind të ekonomisë informale shanset që të ketë sukses janë afër zeros. Historia ka treguar se kur janë ndërmarrë masa të tilla janë ndërmarrë kundrejt një periudhe përgatitore.  

EMISIONET