Aktivizohen vatra zjarri në Vermosh e Mamurras, Banorët e shqetësuar njoftojnë mediat

Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Banorët shprehin shqetësimin se zjarri po u rrezikon dhe banesat e tyre. Zjarrfikësit janë nisur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë janë rikthyer vatrat e zjarrit dhe në zonën e Kelmendit në Malësinë e Madhe.  

Banorët kane sinjalizuar në Ora News se nga qafa Predelecit për Vermosh janë 2 vatra zjarri aktive. Banorët shprehin shqetësimin se zjarri rrezikon të përhapet me shpejtësi duke rerzikuar kurorën e gjelbërt.

EMISIONET