Aksioni politik, Basha mbledh të dielën Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të PD

Aksioni politik, Basha mbledh të dielën Kryesinë dhe

Kreu i PD, Lulzim Basha, do të mbledhë këtë të dielë, 16 maj,  Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë.

Mbledhja e Kryesisë do të nisë në orën 17:00 me rend dite “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar.

Sot KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për paligjmërinë e zgjedhjeve. KAS pranoi vetëm dy prova shtesë, ndërsa pezulloi vendimin për Gjirokastrën.

EMISIONET