Aksidentohen turistët amerikanë, makina del nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë

Aksidentohen turistët amerikanë, makina del nga rruga në aksin

Tre turistë amerikanë u aksidentuan pa rrezik për jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë, 200 metra larg tunelit të Qafës së Skërficës.

Makina mësohet se ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa metra në një terren të pjerrët.

Policia thotë paraprakisht se drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Tre shtetasit amerikanë besohet se kanë ngatërruar rrugën prej mungesës së tabelave sinjalizuese pasi aksi është në ndërtim dhe nuk lejohet kalimi i jeteve.

Megjithatë avancimi i punimeve lejon mjetet të përshkojnë një segment prej gati 15 km asfalt.

Turistët mësohet se kanë kërkuar ndihmë përmes telefonit.

Mjetet e policisë dhe ambulanca ndodhen në vendgjarje.

Ky është aksidenti i tretë që shënohet në këtë aks javët e fundit.

EMISIONET