Aksidentohet eskorta e Berishës në autostradë, dy të plagosurit nga Kosova


Dy personat që mbetën të plagosur në aksidentin me eskortën e ish-kryeministrit Sali Berisha mësohet se janë nga Kosova. Ata kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Policia informoi se "në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B".

Drejti i mjetit me targa kosovare është Ardi Mulliqi dhe drejtuesi tjetër Sali Lozi.

Ora News mëson se makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostrade pas takimit të Foltores në Kurbin.

Nje makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës.

Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksidentuar, po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt pavarësisht se ka frenuar nuk ka arritur ta shmangë aksidentin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET