Aksidenti tragjik në Bishti i Zhurit/ vdes 27 vjeçari, shoferi i Benzit që u mor zvarrë nga kamioni

Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 11:00 (4 gusht 2022) në aksin Rrogozhinë – Elbasan ku një kamion është përplasur me një mjet tip "Benz".

Nga pamjet e mbërritura në redaksi aksidenti është tepër i rëndë dhe makina e cila dyshohet se është marrë zvarrë disa metra nga kamioni ndodhet ende poshtë kamionit.

Disa orë pas aksidentit policia arriti të identifikonte viktimën një djalë 27 vjeçar. 

"Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën" informoi policia rreth orës 14:45 minuta.

LAJMET KETU MINUTE PAS MINUTE

Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET