Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2022, 22:12
Një aksident në Itali i mori jetën një shqiptari.
60-vjeçari Agron Gjata, nga Shqipëria por banues në Controguerra tentoi të parakalonte, por në atë moment preku një furgon Renault dhe u përmbys disa herë, derisa u përplas me Punton e një 59-vjeçari nga Ascoli Piceno.
Në fund të përplasjes 60-vjeçari shqiptar ishte pa ndjenja, por i gjallë. Megjithatë pak minuta më vonë, ai ndërroi jetë.
Pronari i Puntos ka mbetur i plagosur lehtë.