Aksidenti tek "Kodra e Diellit" humb jetën njëri prej këmbësorëve, e përplasi makina

Begzan Hysa personi që u aksidentua një natë më parë te “Kodra e Diellit” ka ndërruar jetë në spital. Hysa 69-vjeç, ka humbur jetën te Trauma pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, në aksidentin e shkaktuar nga 29-vjeçarja mbrëmjen e 15 gushtit 2022, në në afërsi të zonës së njohur si "Kodra  Diellit" në Tiranë.

Mësohet se 29-vjeçarja Elinta Garo, e cila u arrestua sot (16 gusht) ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 4 këmbësorë, mes të cilëve dhe një fëmijë.

Dyshohet se 29-vjeçarja si pasojë e përdorimit të telefonit në Timon ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj.

Në gjendje të traumatizuar në timon Elinta Garo pasi përplasi të renë ka tentuar të ndryshojë drejtimin e mjetit duke aksidentuar edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa, si edhe një fëmijë me inicialet R.M. 

Hysa për fat të keq ka ndërruar jetë ndërsa të plagosurit e tjerë kanë dalë nga spitali.

EMISIONET