Aksidenti në Shkodër/ Nxirret pas 2 orësh nga makina shoferja 27-vjeçarja, dërgohet në spital (PAMJE)

Pas rreth 2 orësh është nxjerrë nga automjeti 27-vjeçarja që u aksidentua në fshatin Zues, duke u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Aksidenti shkaktoi një trafik të rënduar në këtë zonë, e cila të dërgon edhe drejt pikës kufitare të Muriqanit.

Informacioni i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për aksidentin e ndodhur në fshatin Zues, për një automjet që ishte përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës, ju informojmë se shtetasja E. G., është  nxjerrë nga automjeti nga zjarrfikësit dhe shërbimet e  Policisë,  dhe është transportuar në  spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti në Shkodër/ Nxirret pas 2 orësh nga makina shoferja

EMISIONET