U aksidentuan teksa po garonin në aksin Kuç- Qeparo, zbardhen detaje të reja për 3 çiklistët

U aksidentuan teksa po garonin në aksin Kuç- Qeparo, zbardhen detaje

Zbardhen të tjera detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Vlorë- Himarë-Llogara. Çiklistët janë përfshirë në një përplasje mes tyre, dhe kanë marrë goditje të forta.

Një prej çiklistëve të plagosur është holandez, ndërsa dy të tjerët janë grekë.

Çiklistët kanë humbur kontrollin mbi biçikletat, duke shkaktuar përplasjen e fortë me 3 të lënduar më rëndë.  Një prej çiklistëve, me shtetësi holandeze, është transportuar fillimisht në drejtim të spitalit të Himarës.

Gjendja e çiklistëve grekë paraqitet më e rëndë, ndërsa janë nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të mungesës së sinjalistikës në një kthesë të fortë në Qeparo.

EMISIONET