Aksidentet: Tre të vdekur në 24 orë

Tri viktima dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore në 24 orët e fundit në vend.

Mëngjesin e së shtunës, 24 korrik, në Fshatin Hamallaj të Durrësit përplasja mes dy mjeteve ka rezultuar fatale për Elona Hoxhën.

Policia njoftoi se automjeti që drejtohej nga G. H., 67 vjeç është përplasur me një tjetër makinë, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Elona Hoxha. Të dy drejtuesit e mjeteve u shoqëruan në polici.

Një tjetër aksident në Tapizë të Fushë Krujës mbrëmjen e të premtes, 23 korrik, ka qene fatal për 60 vjeçarin Qemal Shabani i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme. Përplasja mes dy mjeteve ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes ndërsa drejtuesi i makinës tip Polo, Qemal Shabani në tentativë për të parakaluar është përplasur me një Benz.

Goditja e fortë i ka marre jeten 60 vjeçarit. Dy personat që po udhëtonin me mjetin tip Benz u plagosën nga ky aksident ndërsa njëri prej tyre mësohet të jetë në gjendje të rëndë.

Në Divjakë në vendin e quajtur Kthesa e Gungasit, një 85 vjeçar që po udhëtonte me biçikletë humbi jetën pasi është goditur nga pas me një motoçikletë që dejtohej nga një 50 vjeçar.

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar menjëherë në spital ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një tjetër aksident u shënua paraditen e së shtunës në Lushnjë, por pa pasoja në njerëz. Gjashtë muajt e parë kanë qenë tragjike për vendin tonë sa i përket aksidenteve rrugore ku u shënuan 105 viktima.

EMISIONET