Aksidentet në rrugë, 1 viktimë e katër të plagosur, midis tyre 3 policë

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i Shoferit, në afërsi të fshatit Babunjë.

Altiment Qose 44 vjeç ka humbur jetën, pasi automjeti tip Ford me të cilin udhëtonte, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Qose ka ndërruar jetë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit fatal.

Nga ana tjetër një person është plagosur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot.

Drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit, dhe ka dalë jashtë rrugës, ndërsa ai është transportuar në spitalin e Elbasanit ku po merr ndihmë mjekësore.

Në një tjetër aksident mbrëmjen e së premtes, në Rrugën e Kombit u plagosën 3 efektivë të policisë së Kukësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, ku një mjet me drejtues shtetasin E.A 35 vjeç  Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford” dhe si pasojë mbetën të plagosur 3 policë.

8 muajt e parë të vitit 2021 kanë qenë dramatike në vendin tonë, pasi kanë humbur jetën nga aksidentet 142 persona.

Vetmë në muajin gusht, janë shënuar 182 aksidente me 24 viktima dhe 141 të plagosur.

EMISIONET