Aksident tragjik në aksin rrugor Koplik-Dedaj, 21-vjeçari humb drejtimin e mjetit, ndërron jetë rrugës për spital

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Koplik-Dedaj.
21-vjeçari, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Njoftimi:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor "Koplik-Dedaj" shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.