Aksident te Tregu Elektrik në Tiranë, makina përplas këmbësoren

Aksident te Tregu Elektrik në Tiranë, makina përplas
Foto ilustruese

Një grua mbeti e plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tregut Elektik.

Mjeti me drejtues shtetasin F. S., ka aksidentuar shtetasen P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET