Tiranë/ Aksident te "Kodra e Diellit", makina humb kontrollin dhe përplas 4 këmbësorë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e 15 gushtit 2022, në në afërsi të zonës së njohur si "Kodra  Diellit" në Tiranë.

Mësohet se 29-vjeçarja Elinta Garo ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 4 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë.

Dyshohet se 29-vjeçarja si pasojë e përdorimit të telefonit në Timon ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.

Në gjendje të traumatizuar në timon Elinta Garo pasi përplasi të renë ka tentuar të ndryshojë drejtimin e mjetit duke aksidentuar edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa, si edhe një fëmijë me inicialet R.M

I mituri dhe Valentina mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj akoma është nën vëzhgimin e mjekëve.

Pas aksidentit, policia ka arrestuar 29-vjeçaren, e cila pritet të njihet edhe me masën e sigurisë që do të vendosë Gjykata deri në vendimi përfundimtar për këtë ngjarje.

(Shenim: Lajmi u perditesua)

EMISIONET