Aksident në Vlorë, makina përplas të moshurën

Një aksident ka ndodhur mënngjesin e sotëm në bulevardin "Ismail Qemali" Vlorë ku një e moshuar është përplasur nga një makinë.

Për pasojë e moshuara është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

EMISIONET