Aksident në Vlorë/ Makina përplas çiftin e bashkëshortëve dhe vajzën 3-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 17:48
Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një makinë tip Benz ka përplasur një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre 3-vjeçare teksa po lëviznin me motor në lagjen 29 Nëntori.
Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Siç raportohet fillimisht drejtuesi i mjetit është largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer përsëri dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.