Sarandë/ Po ngarkonte bagazhin, makina i vjen pas dhe e përplas. Dyshohet se ka humbur gjymtyrët

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafe-Gjashtë të Sarandës.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet me shpejtësi ka përplasur një person, i cili po vendoste disa sende ne bagazhin e mjetit të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40.

Ndonëse i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, shtetasi me inicialet iniciale A.K., nga të dhënat paraprake mësohet se ka humbur gjymtyrët.

Si ndodhi ngjarja?

Personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa po fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur nga një automjet me targa AB067PJ.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, goditja ishte shumë e fortë, sa personit të plagosur plagosur i janë prerë gjymtyrët.

"Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar. Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET