Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, përplasen dy automjete, raportohen dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, përplasen dy

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit ku mësohet se si pasojë dy persona janë plagosur dhe njeri është në gjendje të rëndë. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur "Shkallët e Xibrrit".

Dy të pasosurit janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njeri pritet të dërgohet drejtë Tiranës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET