Aksident në Elbasan, plagoset rëndë motoristi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2021, 23:11
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan Metalurgji. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se një mjet tip ‘Volskwagen” është përplasur me një motoçikletë, drejtuesi i të cilës ka mbetur i lënduar.
Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spitalin rajonal të Elbasanit pasi ka marrë goditje në pjesën e kokës.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, sakaq policia po merret me hetimin e ngjarjes.