Aksident në Divjakë, kaska i shpëton jetën drejtuesit të motoçikletës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (13 gusht 2022) në Divjakë, në fshatin Zharrnec.

Mjeti tip Citroen në manovrim për t'u kthyer në rrugë ka goditur një motoçikletë me të cilin udhëtonte shtetasi Rexhep Coku 60 vjeç banues në fshatin Muçias bashkia Divjakë.

Goditja ka qenë e madhe dhe i ka shkaktuar plagë të rënda 60 vjeçarit.

Fatmirësisht drejtuesi i motoçikletës kishte vendosur në kokë kaskën mbrojtëse e cila mesa duket i ka shpëtuar jetën.

Coku është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga ambulanca e ardhur nga Divjaka.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Frekuentimi i lartë i plazhit të Divjakës ka sjellë qarkullim të lartë në këtë aks rrugor.

EMISIONET