Përplasen tri makina në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 18:09
Aksident në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.
Në aksident përfshihen 3 mjete dhe dëmtohet njëri prej drejtuesve.
Nga vendngjarja raportohet se në fillim janë përplasur dy mjete dhe më pas një i tretë duke dëmtuar njërin prej shoferëve që shkaktuan si fillim aksidentin.
Në vendngjarje policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.