Përgjaket aksi Elbasan-Peqin, vdes polici i burgjeve, plagosen 6 të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 6 të tjerëve u regjistrua mbrëmjen e sotme (11 qershor) në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 21:20, në fshatin Lazaren, ku mjetet kamioçinë dhe mjeti tip "Ford" janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip "Ford".

Viktima është identifikuar si Ardjan Xhaja, punonjës i policisë së burgut të Peqinit.

Ndërkohë janë plagosur 6 persona të tjerë:

-Adem Senja, 53 vjeç

-Nazmi Hysa, 60 vjeç

-Gëzim Baku, 60 vjeç

-Marius Hysa

-Kudred Hasa, 27 vjeç

-Maksim Ranxha, 50 vjeç

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

EMISIONET