Aksident i rëndë në Thumanë, në pranga 22-vjeçari

Aksident i rëndë në Thumanë, në pranga

Një 22-vjeçar i cili përplasi për vdekje këmbësorin 36-vjeçar mbrëmjen e së hënën në fshatin Thumanë është vënë në pranga nga policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: D. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Thumanë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin G. Gj., 36 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET