Përplasen dy makina në Kurbin, humb jetën fëmija 2-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku për pasojë ka ndërruar jetë një dy vjeçar.

Policia njofton se rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin Endri Toma me automjetin me drejtues shtetasin Albi Rexhepi.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi Albi Rexhepi dhe pasagjeria Imelda Rexhepi, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Përplasen dy makina në Kurbin, humb jetën fëmija

Përplasen dy makina në Kurbin, humb jetën fëmija

Përplasen dy makina në Kurbin, humb jetën fëmija

EMISIONET