Aksident i rëndë në Fier, mjeti me tre persona përfundon në kanal

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Ngjarja ka ndodhur rreth 18:30, në fshatin Fermë Çlirim, ku një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Aksident i rëndë në Fier, mjeti me tre persona përfundonAksident i rëndë në Fier, mjeti me tre persona përfundonAksident i rëndë në Fier, mjeti me tre persona përfundon

EMISIONET