Aksident i rëndë në “Elbasan-Librazhd”, 6 të plagosur, mes tyre një e mitur
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Elbasan – Librazhd.
Policia thotë se aksidenti u regjistrua pranë fshatit Xibrakë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të plagosurit janë shoferi i njërës prej makinave së bashku me 4 pasagjerë dhe një pasagjere 11 vjeçe që ndodhej në makinën tjetër.
Të 6 të plagosurit janë transportuar në spital dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A. Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.