Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Elbasan: Benzi përfundon poshtë kamionit, vdes 27 vjeçari
Një aksident tragjik është shënuar rreth orës 11:00 në aksin Rrogozhinë – Elbasan ku një kamion është përplasur me një mjet tip "Benz".
Nga pamjet e mbërritura në redaksi aksidenti është tepër i rëndë dhe makina e cila dyshohet se është marrë zvarrë disa metra nga kamioni ndodhet ende poshtë kamionit.
Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i Benzit, një djalë 27 vjeçar.
Ora 14:45 Sqarim: Viktimë shoferi i benzit
Policia sqaron se në aksident humbi jetën vetëm 1 person,drejtuesi i Benzit.
Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip "Benz" ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
12:05 Dy viktima brenda ne makine
Policia jep informacionin zyrtar lidhur me aksidentin tragjik te ndodhur pak me pare.
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip "Benz" me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ora 11:42 Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Elbasan: Benzi përfundon poshtë kamionit
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Rrogozhinë – Elbasan.
Makina tip benz ka përfunduar poshtë kamionit. Momentalisht nuk ka shumë informacion për këtë aksident të rëndë të ndodhur paraditen e sotme pranë Bishtit të Zhurit.
Shoferi I benzit ndodhet ende në makinë dhe dyshohet se ka humbur jetën.