Aksident i rëndë në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ndërron jetë 16-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 18:35
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit- Maminas, ku për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se viktima është identifikuar si A. H. I riu mësohet se ka qanë pasagjer në një prej mjeteve të përfshira në aksident.
Siç shihet edhe nga pamjet, automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.