Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Bradashesh, përplasen tre makina, një person përfundon në spital
Një aksident i rëndë u regjistrua paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.
Tre makina janë përplasur ku drejtuesi i njërës prej tyre ka përfunduar në spital.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Elbasan-Bradashesh", janë përplasur 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit O. L., 27 vjeç, R. SH., 46 vjeç dhe S. Zh, 71 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "BMW", shtetasi S. Zh., i cili është në kujdesin e mjekëve.
2 drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.