Aksi i rrezikshëm në Fier, vidhen barrierat mbrojtëse, shoferët: Rrugë shumë skandaloze

Në aksin rrugor Fier-Cakran barrierat mbrojtëse janë vjedhur. Kjo situatë, krahas shkatërrimit të rrugës, ka sjellë një gjendje të rrezikshme për shoferët. Ata apelojnë institucionet që të ndërhyjnë për të shmangur aksidente tragjike.

Kjo është rruga Fier-Cakran.

Barrierat mbrojtëse dyshohet se po vidhen dhe po shiten për skrap.

Gjendja e aksit rrugor është sipas shoferëve skandaloze.

Teksa rruga në vetvete është një burim aksidentesh, heqja e barrierave e bën të rrezikshme situatën në këtë aks.

“Janë vjedhur. Kush i vjedh? Populli i vjedh. Nuk ka as sinjalistikë këtu. Ndodhin aksidente rrugore.”

Aksi rrugor Fier – Cakran është afro 25 kilometra i gjatë dhe lidh afro 7 mijë banorët e  fshatrave Kreshpan, Cakran, Gjorgoz me qytetin e Fierit.

“Kthesat janë rrezik vdekje, sidomos për ne shoferët.”

“Ato mbrojnë, sepse mund të dalësh nga rruga, por i kanë marrë.”

Aksi i rrezikshëm në Fier, vidhen barrierat mbrojtëse,

EMISIONET