Ahmetaj: Rindërtimi përfundon brenda shtatorit, përveç Kombinatit dhe 5 Majit

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv. kryeministri Arben Ahmetaj tha se procesi i rindërtimit pritet të përfundojë thuajse në të gjithë vendin brenda muajit shtator.

Ai theksoi se pas kësaj periudhe punimet do të vijojnë vetëm te “5 Maji” dhe në zonën e Kombinatit ku ka pasur më shumë vonesa për shkak të problemeve me shpronësimet dhe vendimeve të gjykatave.

Ahmetaj: Do fokusohem te vendimet për rindërtimin. Janë një sërë vendimesh për rindërtim të pallateve apo ndërtimeve individuale. Konfirmojnë edhe përfundimin me faza të objekteve arsimore. Një seri objektesh arsimore janë duke u dorëzuar të përfunduara, ndërkohë statistikë e rëndësishme është se po ndërtojmë 167 shkolla. Vetëm në Tiranë po ndërtohen 37 shkolla, më shumë se në 30 vitet e fundit. Shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet në ato që kanë kaluar dhe në një vit e gjysmë në vazhdim mund të shkojë në 1.2 mld dollarë. Në të njëjtën kohë ndaj me qytetarët një informacion për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit. Programi i investimeve publike më social që ka prekur direkt dhe indirekt gjysmë milioni qytetarë dhe ka pjesëmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta.

Janë vetëm te FSHZH 1377 kompani që marrin pjesë. Fondet janë ndarë me transparencë që nga planifikimi i buxhetit e deri te vendimet e qeverisë. Dua të ndaj me qytetarët që jemi në shumicën e bashkive të dëmtuara nga tërmeti në fund të procesit të rindërtimit. Dy zonat që do vazhdojnë përtej vjeshtës janë 5 Maji dhe Kombinati për shkak të problemeve të pronësisë apo vendimeve gjyqësore.

EMISIONET