Ahmetaj e dinte për arrestimin? Deputetët socialistë: Do të votojmë pro kërkesës së SPAK-ut

Lëvizjet e Arben Ahmetajt ditën kur SPAK kërkoi arrestimin kanë lindur dyshime se ai e kishte mësuar vendimin në mënyrë jo zyrtare. Fillimisht ish zëvendëskryeministri ka prerë një biletë udhëtimi me avion, por më pas ka kaluar kufirin nga Kakavija. Megjithatë deputetët socialist shprehen se nuk do të bëhen pengesë në kërkesën për arrestimin e tij.

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është mbajtur nën mbikëqyrje para së premtes së 7 korrikut ditës kur SPAK firmosi shkresën me kërkesën për arrestimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se për ta mbajtur nën mbikëqyrje ishte ngarkuar struktura e policisë. Në të njëjtën ditë mësohet se ai kishte prerë një biletë udhëtimi drejt Italisë me nisje aeroportin e Rinasit.

Por zyrtari i lartë rezulton se nuk e ka përdorur pasi është larguar nga pika kufitare e Kakavijës.

Lëvizjet kanë ngjallur jo pak dyshime për dekonspirim edhe pse pa një vendim gjykate askush nuk mund të ndalonte Ahmetajn të lëvizte lirshëm nga territori shqiptar.

Tashmë pas paraqitjes në këshillin e mandateve dhe imuniteteve të një relacioni 12 faqesh dhe një dosje ku mbështeten akuzat, deputetët socialist shprehen se do të votojnë pro kërkesës për arrestimin

Dosja e SPAK nuk e ka tronditur miqësinë e deputetit Bujar Çela me Ahmetajn, por ai shton se verdiktin duhet ta japë drejtësia

Pas raportit të këshillit të mandateve, do të jetë seancë parlamentare që do të votojë nëse do ti hapë rrugë prokurorëve për arrestimin e Ahmetajt.

Ahmetaj e dinte për arrestimin? Deputetët socialistë: Do të

EMISIONET