Çahet serbatori i trajlerit që transportonte naftë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në Qafë-Thanë

Çahet serbatori i trajlerit që transportonte naftë,

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Qafë Thanë-Prrenjas.

Nga vendngjarja mesohet se serbatori i një trajleri që transportonte naftë ka pësuar defekt (është çarë) dhe për pasojë një sasi e madhe e karburantit është shpërndarë në mes të rrugës.

Zjarrfikësja po bën të mundur pastrimin pasi nga nafta e derdhur është krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

EMISIONET