Agroturizmi/ Kryebashkiaku: Kemi territorin më të vogël në Shqipëri, jemi fokusuar te vija bregdetare

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore”me gazetarin Ronaldo Sharka, ka treguar sesa i zhvilluar është agroturizmi në Sarandë.

Ai është shprehur se Saranda është Bashkia me territorin  më të vogël në Shqipëri, dhe për këtë arsye ata janë nfokusuar më shumë te vija bregdetare.

Ai shton se agroturizmi është më i zhvilluar në Delvinë, Konispol dhe Finiq

"Saranda, është Bashkia me territorin më të vogël në Republikën e Shqipërisë , edhe duke qenë e tillë në jemi fokusuar në vijën bregdetare dhe në territorin tonë kemi vetëm 4  fshatra. Kemi fatin që njëri nga fshatrat është në programin e 100 fshatrave, është fshati Çuk, jemi munduar të nxisim agroturizmin megjithëse me të thënë të drejtën është më i zhvilluar në Bashkitë kufitare rreth nesh, është Bashkia e Finiqit, Konispolit dhe Delvinës, të cilat kanë territor shumë të madh bujqësore dhe patjetër është terreni më i përshtatshëm. Ne jemi të prirur që  Bashkia e Sarandës në bashkëpunim me Bashkitë fqinje, të ketë rolin e  lidershipit, të krijojmë një forum dhe një komunitet për të përmirësuar ofertën turistike që Saranda jep."- shprehet ai. 

EMISIONET