Agron Duka në RTV Ora: Çfarë faji kanë familjarët që Veliaj do të vendosë një person të vetin në FSHF

Një ditë pas atentatit me tritol ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka,  vëllai i tij  deputeti Agron Duka  në një intervistë për RTV Ora u shpreh se e gjitha kjo vjen për shkak të përfshirjes së politikës në garën për këtë institucion. Duka flet për implikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe për zbarkimin e tatimoreve ne biznesin e tij një ditë më parë.

Duka: Unë nuk besoj që Veliaj ka marrë guximin që të çojë një person që të vendos tritol, dhe të kërcënoj Armandon që të tërhiqet nga zgjedhjet, por jam i sigurt që ka bërë negociata me të fortët që  më pas është e vështirë t’i menaxhosh. Tatimorët janë ushtarë, kanë marrë urdhër që të vijnë.

Duke iu referuar audioskandalit të Veliajt ,  Agron Duka e cilësoi të turpshme dhe arrogante gjuhën e kryebashkiakut duke theksuar se një person i tille nuk meriton të jetë më kryetar i bashkisë së Tiranës.

Duka: Për sa i përket gjuhës së përdorur ai turp të ketë se të jesh kryeqytetari i Tiranës, i 1 milion banorëve dhe të shprehesh në mënyrë të tillë do të thotë që ti nuk meriton të jesh atje.

Agron Duka tha se FSHF është një organ ku politika nuk duhet ta shtrijë dorën, kjo sipas tij dëshmohet edhe nga reagimet e UEFA dhe FIFA. 

Duka: Nëse mazhoranca do që të hyjë në Federatë, të sjellë një përfaqësues, të votohet nga komiteti i futbollit. Nëse ai fiton le ta marrin, por me sa di unë FIFA dhe UEFA janë shumë sensible në këtë drejtim.

Gjate kësaj bisede , Agron Duka, i cili doli deputete në listat e PD,  mohoi  zërat e kandidimit për kryetar të bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit.

EMISIONET