Agron Duka: Me arrogancën që po përdor Veliaj s’do e marrë FSHF. FIFA e UEFA janë stabël

Agron Duka është shprehur se është e trupshme gjuha ka përdorur Erion Veliaj në audio përgjimin e publikuar një ditë më parë (24 janar 2022).

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Kostana Morava, Duka shprehet se me këtë arrogancë që po përdor Veliaj nuk do e marrë FSHF.

Agron Duka: Turp të ketë për gjuhën e përdorur. Kryeqytetari i Tiranës, të shprehet në mënyrë të tillë. Mbrojtjen që i bën Rama është e turpshme. Nuk mund të thuash ti që përgjimet në vendet jopublike nuk i marrë parasysh dhe nuk janë prova fajësie. Ai i ka provu vetë të gjitha që ka thënë. Me këtë arrogancë Veliaj nuk ka për të arrit me marrë FSHF. Ai të përdorë metodën e votës. Nëse fiton le ta marrin.

Ndër të tjera ai thotë se FIFA dhe UEFA janë shumë stabël përsa i përket ndërhyrjes së poltikës në sport. Ai shton se pas audio-përgjimit socialistët janë revoltuar nga komunikimi dhe sjellja e Veliajt.

Agron Duka: FIFA dhe UEFA janë shumë sensibël në këtë drejtim. Përpjekja për ta bërë ekuvivalente ndërhyrjen e Veliajt dhe poltikës reale nuk zë vend askund. Ajo që më ka bërë përshtypje është se ka reagime negative edhe brenda kampit të vet. Më kanë ardhur telefonata nga socialistët të cilët ishin revoltuar me këtë mënyrë komunikimi dhe këtë mënyrë sjellje.  

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET