Agresori i Berishës në spital me pranga në duar njihet me masën e sigurisë, momenti kur del nga xhamia

Nga spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar 31 vjeçari Gert Shehu është njohur me masën e sigurisë "Arrest me burg" lidhur me sulmin me grusht ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha mesditën e 6 dhjetorit.

Deri më tani ai nuk ka dhënë deklarime që të mund të merren si një qëndrim i tij për ngjarjen, ndërsa iu ka thënë hetuesve të DVP Tiranë që do të fliste në një moment tjetër.

Ish kryeministri kishte dalë nga selia e parties dhe po ecte së bashku me ish presidentin Ilir Meta, në drejtim të bulevardit  “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste protesta kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një moment 31 vjeçari arrin ti ikë një truproje që ishte para dhe që u përpoq ta ndalonte dhe pasi futet me gazetarëve dhe kameramanëve godet me grusht Berishën.

Menjëherë pas kësaj truprojat dhe mbështetësit e neutralizuan dhe ushtruan dhunë ndaj tij duke e vënë për poshtë.

Edhe nga fotoja e siguruar nga Ora News, duket që Shehu ka shenja dhune ndërsa prangat i ka në dorë.

Ndërkohë pak para sulmit Gert Shehu kishte qenë në xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Ora News ka dhe këtë momenti. Më pas sapo ka dalë nga aty ai është drejtuar drejt marshimit ku dhe ka goditur Sali Berishën.

Ndërkohë ka reaguar dhe mjeku i cili ka firmosur dhe diagnozën pacientit të tij.

Poll

Ai konfirmon autenticitetin e dokumentit por saktëson se nuk ka përcaktuar diagnozën " sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit" thote  Sadik Lala.

Sipas dëshmisë të së ëmës, djali i saj ka sjellje bipolare, e ndërsa kohëve të fundit nuk ka reflektuar agresivitet.

Berisha thotë se 31 vjeçari është agjent i policisë kriminale dhe se sulmi ishte e planifikuar nga Rama me qëllim përshkallëzimin e situatës por drejtori i Policisë përmes një deklarate e mohon se ai ishte agjent i policisë por person me precendentë penalë dhe me probleme të shëndetit mendor. 

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET