"Agresioni rus po merr ndihmë nga një vend i NATO-s", Rama: Bullgaria po fryn më tej mllefin për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama nga konferenca pas takimit të nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor u shpreh se agresioni rus po merr ndihmë nga një vend i NATO-s që është Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s Maqedoninë e Veriut .

Edi Rama: Sa herë   ka diçka që ndodh në një shtet anëtarë menjëherë ky mjet vihet në lëvizje. Kjo çështja e Bullgarisë është një turp. Një vend i NATO-s që merr peng  2 vende të tjera të Natos ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë dhe në sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku. Po ju them atë çfarë ju thashë, se Vladimir Putini është shumë sëmurë. Ai mund të jetë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare e të pakërkuar nga një vend i NATO-s Bullgaria për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si kjo e jona që është një hallkë e dobët në këtë situatë. Më vinte kaq keq për ca njerëz optimist dje që vazhduan të shkruanin në Twitter po po ja dalim, por jo nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka.

EMISIONET