Agresioni Rus/ Edhe Shqipëria do të dërgojë trupa në Bullgari, në përforcimin e krahut lindor të Europës

Edhe Shqipëria do të dërgojë trupat në Bullgari dhe krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus.

E bëri të ditur sot pas mbledhjes se qeverisë ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi.

"Ne jemi aktiv sot jo vetëm në Shqipëri por dhe në misione dhe operacione ndërkombëtare . Së shpejti do të jemi edhe në Bullgari në krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus. Do të kemi javën tjetër samitin e liderave të NATO-s  ku do të merren vendime të rëndësishme sidomos me konceptin e ri strategjik NATO 2030. Zhvillime të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të cilave ne po ju shkojmë pas me modernizim, rritje të kapaciteteve dhe me trajtim dinjitoz të ushtarakëve tanë" 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kriza e Ukrainës ka sjellë ridimensionim të NATO-s në Lindje. Pak ditë më parë Pentagoni ka kërkuar që në krye të herës një krah Lindor të NATO-s më të fort. Ka qenë vetë kreu i Aleancës që foli për planet e armatosjes së krahut lindor të NATO-s përpara samitit të Madridit, që do të mbahet më 28-30 qershor dhe që pritet të marrë vendime të rëndësishme për aleancën veriatlantike.

Më 16 qershor Stoltenberg foli për vendosjen e mbi 40 mijë trupave në krahun lindor, që do të mundësojë një përgjigje më e shpejtë nga aleanca në rast të një kërcënimi.

Fuqizimi i krahut lindor po bëhet në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Francën, si dy anëtarë të rëndësishëm të NATO-s, njëherazi dhe tandemi kryesor i BE-së.

Me fuqizimin e krahut lindor, Polonia merr një rol më të rëndësishëm në aleancë.

 

EMISIONET